Xhudistët dëshirojnë të largohen nga Kosova për shkak të kushteve, por Thaçi uron Akil Gjakovën
Sukseset e xhudistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare nuk po ka të ndalur.
Akil Gjakova sot ka arritur të shpallet kampion evropian në grupmoshën U-23.
Ai me Ippon arriti që në finale të mposhtë xhudistin nga Azerbajxhani, Elkhan Mammadov.
Për këtë sukses Akilin e ka uruar edhe Presidenti Hashim Thaçi.
“Edhe një xhudist kosovar kampion i ri evropian në U23. Të lumtë, Akil”! ka shkruar Thaçi në Facebook.
Dje trajneri Driton Kuka kishte paralajmëruar se nga viti ardhshëm mund të ikin nga Kosova për shkak të kushteve jo të favorshme për punë./Periskopi/




