Kush iu gëzua rikthimit të Schweinsteiger në skuadrën e United?

Kush iu gëzua rikthimit të Schweinsteiger në skuadrën e United?

Mbrojtësi Luke Shaw beson se kjo do të jetë një shtytje e madhe në skuadër. Gjermani u transferua në verën e kaluar nga Bayern Munich, ku e kërkoi trajneri i atëhershëm i United, Van Gaal.

32-vjeçari ishte larguar nga skuadra e parë me ardhjen e Jose Mourinhos si trajner i United, ndërsa ‘special one’ tani i ka rënë pishman për vendimin e mëhershëm.

Rikthimit të Schweinit i është gëzuar mjaft shumë bashkëlojtari Shaw.

“Është shumë mirë të shohësh atë përsëri”, tha Shaw.

“Ne e kemi pranuar si lajm kthimin e tij para disa ditëve, ai ka një ndikim shumë të madh në dhomën e zhveshjeve dhe po ashtu në fushë, veçanërisht për lojtarët e ri si unë” përfundoi mbrojtësi anglez. /Periskopi.com shaw

Shpërndaje në: