Barcelona gati 250 milionë euro për yllin e Juventusit

Barcelona gati 250 milionë euro për yllin e Juventusit

Tashmë transferimet e futbollistëve me vlera të jashtëzakonshme nuk janë befasi, por kjo që flitet se do të bëjë Barcelona i tejkalon të gjitha parashikimet.

Katalonasit e kanë vënë në radarin e tyre sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.

Sipas Goal.com, Barcelona po konsideron blerjen e sulmuesit 24 vjeçar që parashihet të jetë zëvendësuesi ideal i Lionel Messit.

Është zbuluar edhe shifra që janë të gatshëm të paguajnë për të përfituar nga shërbimet e sulmuesit të “Zonjës së Vjetër”, 250 milionë euro për pasardhësin e yllit të tyre.

Gjatë këtij sezoni Dybala ka bërë një paraqitje spektakolare pasi ka luajtur në 11 ndeshjet e Juventusit duke shënuar 5 gola, herë me kombinime të frikshme me Ronaldon e herë të tjera “solo”.

Shpërndaje në: