Autogoli më qesharak është shënuar në Serie A (Video)

Autogoli më qesharak është shënuar në Serie A (Video)

Vazhdon sezoni i errët për Chievon, që mban vendin e fundit në Serie A pas 11 javësh. Skuadra nga Verona, në fakt, kanë marrë nëntë humbje dhe dy barazime deri tani.

E fundit ka ardhur sot kundër Sassuolos, që ka fituar 2-0 në “Bentegodi”. Një ndeshje që do të mbahet mend për një kohë të gjatë për një nga autogolat më qesharakë të historisë së futbollit.

Goli i dytë i mysafirëve u shënua në minutën e 94-t dhe ka qenë një autogol. Ish-kampioni i Italisë dy herë me Juventusin, Giaccherini, ka kërkuar ta kthejë topin mbrapa te portieri me një goditje me gjoks, por topi ka përfunduar në rrjetë./Periskopi/

Shpërndaje në: