UFC, eskalon situata në matjet zyrtare – Jones dhe Gustafsson nuk mund ta presin ndeshjen

UFC, eskalon situata në matjet zyrtare – Jones dhe Gustafsson nuk mund ta presin ndeshjen

Mes Jon Jones dhe Alexander Gustafsson nuk ka dashuri.

Kjo më së miri u tregua pas konferencës për media në UFC 232 mes dyshes.

Teksa suedezi dhe amerikani ishin duke pozuar, ky i fundit për një moment bën një hap para trupit të Gustafsson dhe këtë e përsëriti edhe suedezi.


Normalisht që e gjitha kjo shkaktoi një përplasje fizike të vogël mes tyre.

Por, ishte presidenti i UFC-së, Dana White, i cili ndërhyri shpejt mes tyre dhe nuk lejoi që situata mos të eskalonte më shumë.

Përballja e tyre e parë ishte aq e ashpër sa pas meçit të dy shkuan në spital për të mjekuar plagët e marra.

Jones dhe Gustafsson do të ndeshen më 29 dhjetor.

Dy nga sportistët më të mirë të UFC-së janë përballuar mes veti edhe pesë vite më parë në kuadër të UFC 154, Jones kishte fituar me vendim unanim. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=U1w9vrtQmNA

Shpërndaje në: