Real Madrid, një muaj larg Bernabeut

Real Madrid, një muaj larg Bernabeut

Real Madrid arriti të fitonte përpara tifozëve të tyre të dielën, teksa mundi Valladolid më një rezultat 2-0, por ata nuk do të luajnë në stadiumin “Santiago Bernabeu” deri në dhjetor.

Madrilenët do të luajnë në fushën e Victoria Plzen në 7 nëntor, drejt Celta Vigo në 11 nëntor, në atë të Eibar në 21 nëntor dhe në fushën e Roma-s në 27 nëntor.

‘Los Blancos’ nuk do të luajnë në shtëpi deri në ndeshjen kundër Valencia-s në javën e 14-të të La Liga-s për këtë sezon, të cilën do ta luajë më 2 dhjetor, me fillim nga ora 20:00./Periskopi/

Shpërndaje në: