Futbollisti shqiptar rrëshqet në kuzhinë, një muaj jashtë fushe
Futbollistët mund të pësojnë dëmtime në fushë, por edhe jashtë saj. Për një futbollist, çdo aspekt që lidhet me fizikun ndikon në karrierë dhe profesion.
Këtë herë, një situatë delikate i ka ndodhur futbollistit shqiptar Besmir Balla që aktivizohet me Pavia në kategorinë e katërt italiane. Lojtari është shtruar në spital pas një incidenti në shtëpi. Sipas analizave të para, do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të paktën 1 muaj.
Futbollisti shqiptar, protagonist në ndeshjet e fundit dhe sidomos daj Reggio Audace, ka rrëshqitur në shtëpi dhe ka pësuar frakturë në dorën e djathtë. i pafat shqiptari, që ishte dëmtuar edhe kohë më parë, këtë herë në fushë.



