Sarri thyen rekord me Chelsean

Sarri thyen rekord me Chelsean

Chelsea mposhti sot Crystal Palacen me rezultatin 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Stamford Bridge”.

Londinezët nuk kanë humbur akoma në Premier League kur kanë kaluar 11 javët e para të kampionatit anglez.

Dhe për këtë arsye ka meritë trajneri italian, Maurizio Sarri, dhe bëhet trajneri i parë i klubit që nuk ka humbur në 11 ndeshjet e para në Premier League.

Në javën e ardhshme Chelsea është mikpritëse e Evertonit./Periskopi/

Shpërndaje në: