Çfarë vendimi morri CAS për Kosovën?

Çfarë vendimi morri CAS për Kosovën?

Federata e Futbollit të Serbisë pretendon se Kongresi ka shkelur statutin duke pranuar Kosovën si pjesë të saj, shtet i cili nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara, shkruan lajmi.net.

‘Sportske.net’ shkruan se në seancën dëgjimore të mbajtur sot, Federata e Futbollit të Serbisë është përfaqësuar nga ish presidenti Tomislav Karaxhiç, dhe sekretari i përgjithshëm Tomisalv Ivkovic.

Palët e përfshira në këtë çështje sot kanë paraqitur argumentet e tyre para kryetarit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, përcjell lajmi.net.

Pas prezantimi të argumenteve, kryetari i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv ka deklaruar se vendimi përfundimtar për këtë çështje do të publikohet në një kohë shumë të shkurtër. /Periskopi.com

Shpërndaje në: