Kryqëzohet Ermal Mamaqi për pyetjet seksiste që i bëri Nas Dailyt

Kryqëzohet Ermal Mamaqi për pyetjet seksiste që i bëri Nas Dailyt

DearAlyne, faqja e të dashurës së të famshmit Nas Daily që së fundi vizitoi Shqipërinë dhe bëri disa video promovuese për kulturën e këtij vendi, ka bërë një kritikë të rëndë ndaj show-t televiziv të Ermal Mamaqit ku ishin ftuar, shkruan Periskopi.

Ajo shkruan: Nasi dhe unë e bëmë një ‘talk show’ kur ishim në Shqipëri. U shokova kur nikoqiri [Mamaqi] e pyeti Nasin nëse kishte udhëtonte nëpër botë që të takonte vajza të ndryshme. Shumë zhgënjyese.

Iu lus të mos qeshni kur njerëzit bëjnë shaka seksiste e raciste. Qeshja jonë i mbështet ata. Nëse iu thonë që po e bëni të madhe pa nevojë, iu thonë që seksizmi është punë e madhe. Nëse iu thonë që është veç hajgare, thoni që hajgaret mbi tjetrin nuk janë hajgare dhe nuk të bëjnë për të qeshur.

Ajo ka shpërndarë edhe mesazhet që tregonin mbështetjen e marrë.

Shpërndaje në: