Kupa e Kosovës, përballen Drenica – Prishtina dhe Trepça ’89 – Llapi
Është bërë tërheqja e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës, në të cilën ishin përfshirë edhe klubet e IPKO Superligës.
Pikërisht në këtë rreth, kemi dy ndeshje kryesore, që u takojnë skuadrave të elitës.
Drenica në fushën e vet do ta pres Prishtinën, që njëherit është fituese e Kupës për këtë vit.
Një tjetër çift i Superligës është ai mes KEK-ut e Flamurtarit.
Ndërkohë, dueli tjetër interesant është ai mes Trepçës ’89 dhe Llapit, që luhet në Riza Lushta.
“Në praninë e presidentit Agim Ademi, e ku ishin të pranishëm edhe Bekim Rexhepi anëtar i KE të FFK-së dhe anëtarët e Komisionit të Garave, Ismet Ahmeti e Abdyl Bellopoja, sot, është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë (1/32) e finales për Digitalb Kupën e Kosovës në futboll. Në këtë rreth u përfshin edhe skuadrat e IPKO Superligës, e ku tri çifte do të jenë pikërisht me skuadrat e elitës. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti presidenti Ademi, i cili uroi klubet për garë korrekte, duke iu uruar fat në garat e kupës. Ndeshjet e këtij rrethi do të luhen më 27 nëntor”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Çiftet e rrethit të dytë
KEK-u – Flamurtari
Bashkimi (K) – Vëllaznimi
Sharri – Gjilani
Minatori – 2 Korriku
Istogu – Ramiz Sadiku
Drenasi – Ballkani
Kika – Vushtrria
Dukagjini – Arbëria
Vitia – Drita
Lugu i Baranit – Liria
Vllaznia (P) – Besa
Ferizaj – Vllazëria (Zh)
Fushë Kosova – Onix
Drenica – Prishtina
Trepça’89 – Llapi
Trepça – Feronikeli



