Paqe në Giuseppe Meazza (Video)

Paqe në Giuseppe Meazza (Video)

Inter dhe Barcelona janë ndarë në barazim 1:1, në sfidën më interesante të kësaj nate.

Katalanasit dominuan tërësisht ndeshjen, por mungesa e Leo Messit për ta vrarë aksionin ndihej gjithmonë.

Trajneri Valverde befasoi kur e inkuadroi (81′) transferin që po konsiderohet i dështuar, Malcolm. Por vetëm dy minuta pas inkuadrimit, braziliani shënoi një gol të bukur për të treguar vlerën që ai e posedon dhe për t’i dhënë Barcelonës epërsinë.

https://www.youtube.com/watch?v=c3ZxGcLKOis

Por goli i barazimit nuk u vonua shumë. Në minutën e 87-të pas një tollovie në zonë, Mauro Icardi përfitoi dhe shënoi gol në goditjen e parë drejt kornizës së portës.

Në minutat në vazhdim nuk pati ndryshim në rezultat dhe ndeshja përfundoi baras 1:1.

Barcelona është lidere me 10 pikë, ndiqet nga Inter me 7 sosh.

‘Zikaltërit’ i pret një përballje e vështirë ndeshjen e rradhës, teksa udhëtojnë në Angli për t’u takuar me Tottenham, kurse Barcelona luan si mysafir i PSV.

Ndërkohë janë zhvilluar edhe disa sfida tjera interesante, ndërkohë mund të shihni të gjitha rezultatet nga ndeshjet e sontme./Periskopi/

Shpërndaje në: