Ish-presidenti i Barcelonës: Interi na vodhi Ronaldon, pasi ne po festonim rinovimin e tij

Ish-presidenti i Barcelonës: Interi na vodhi Ronaldon, pasi ne po festonim rinovimin e tij

Ish-presidenti i Barcelona-s Joan Gaspart ka zbuluar rrethanat e çuditshme të vendimit të yllit brazilian Ronaldo që la Camp Nou për t’iu bashkuar Inter-it.

Megjithëse kishte theksuar dëshirën e tij për të qëndruar te Barcelona, Ronaldo u largua nga gjigantët spanjollë për një shifër rekord 24 mln euro më 1997-ën.

Duke rikujtuar transferimin, Gaspart ka zbuluar rrethanat interesante të tij, me Ronaldo që ka pranuar kontratën  klubit të Serie A teksa drejtuesi e Barcelona-s ishin duke festuar rinovimin e kontratës së re të sulmuesit.

Image result for Ronaldo barcelona

“Ronaldo donte të qëndronte te Barcelona, ai ishte i lumtur dhe donte të rinovonte,” shprehet Gaspart për Goal.

“Madje kishim printuar kontratën duke e vendosur përpara lojtarit dhe dy agjentëve të tij”.

“Ishte ora tre e pasdites dhe ne vendosëm të shkonim për të ngrënë diçka që të festonim rinovimin e Ronaldo-s, dhe më pas të riktheheshim në zyrë për të firmosur marrëveshjen që kishim arritur”, vazhdoi ai.

Image result for Ronaldo inter

“Por largimi për drekë ishte një gabim pasi po të mos ishim larguar ai do ta kishte firmosur kontratën e re në praninë tonë dhe do të kishte qëndruar te Barcelona”.

“Agjentët e tij kërkonin më shumë para dhe po mundoheshin të prishnin bisedimet. Ne arritëm të rregullonim pesë pika të kontratës, por ata gjithmonë shtonin pakënaqësi të tjera”.

“Më pas agjentët më thanë se u kishte ardhur një ofertë më e mirë dhe se do t’i bashkoheshin Inter-it”, përfundoi Gaspart./Periskopi/

Shpërndaje në: