Shtetrrethim apo ndeshje e Ligës së Kampionëve? Ky është tuneli i frikshëm i Crvena Zvezdas (VIDEO)

Shtetrrethim apo ndeshje e Ligës së Kampionëve? Ky është tuneli i frikshëm i Crvena Zvezdas (VIDEO)

Liverpooli mbrëmë u mposht 2:0 nga Crvena Zvezda, në stadiumin ‘Rajko Mitic’.

Në një natë të frikshme në Beograd, lojtarët e Klopp duket se nuk e përballuan presionin që i kaploi me të hyrë në stadium.

Një video amatore tregon tunelin e stadiumit ‘Rajko Mitic’, që duket se është tejet i frikshëm nga kamerat e lëre më të jesh pjesë e një ndeshje futbolli, shkruan Periskopi.

https://www.youtube.com/watch?v=RfkFc-Xt1R8

Të rrethuar nga shumë forca policore, lojtarët e Liverpool zbritën në fushë mes shumë fyerjeve e ofendimeve, ku fatmirësisht Xherdan Shaqiri u la jashtë ekipit për arsye politike, pasi situata mund të eskalonte.

Kujtojmë se edhe Napoli nuk arriti më shumë se sa një barazim pa gola në ndeshjen ndaj Zvezdas, po në të njëjtin stadium.

Duket se ambienti i frikshëm qysh në hyrje të stadiumit kanë bërë që skuadrat e mëdha të dështojnë në ndeshjet në ‘Marakana’ të Beogradit./Periskopi/

Shpërndaje në: