Pjesa e parë: Prishtina pranë historisë
KB Prishtina e ka fituar pjesën e parë me rezultat 46:41, përballë skuadrës ukrainase Cherkaski Mavpy.
Shkëlqimi i Divine Myles me 14 pikë në pjesën e parë i ka dhënë Prishtinës avantazhin prej pesë pikëve, shkruan Periskopi.
Dardan Berisha dhe A.J. Davis kanë nga 10 pikë, kurse Khalid Boukichou 8 pikë.
Te Mavpy u dallua Brandon Young me 12 pikë.
Nëse arrin fitore, Z Mobile Prishtina bëhet ekipi i parë në historinë e basketbollit të Kosovës që kalon në turin tjetër të FIBA Europe Cup./Periskopi/



