Penalltia më qesharake akordohet në Ligën e Kampionëve, gabim amatoresk nga gjyqtari (VIDEO)
Manchester City është nikoqir i Shakhtar Donetskut për ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Man City e ka dyfishuar epërsinë në minutën e 24-të. Jeus shënoi nga penalltia të cilën e fitoi Sterling. Kjo penallti nuk ka ekzistuar, por gjyqtari mendoi ndryshe.
Manchester City ka kaluar në avantazh me golin e Silvas në minutën e 13-të.
Nga tri xhirot e para, City ka regjistruar dy fitore dhe një humbje, dhe është në krye të grupit me gjashtë pikë.
Shakhtari ka arritur dy barazime dhe një humbje dhe pozicionohet në fund të grupit me dy pikë./Periskopi/



