Manchester United i jashtëzakonshëm, rikthen gjithçka ndaj Juves, Reali ‘shfryhet’ në Plzenin (VIDEO)
Manchester United ka arritur një fitore sensacionale ndaj Juventusit 1:2, në kuadër të xhirosë së katërt të Ligës së Kampionëve.
Takimi u dominua tërësisht nga Juventusi, derisa duhej pritur një asistim i mrekullueshëm nga Bonucci dhe ta shëndrronte në gol i jashtëzakonshmi Cristiano Ronaldo, i cili njëkohësisht shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve me ekipin e ri.

Por me një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, Juan Mata baraspeshoi gjithçka pesë minuta para se të përfundonte ndeshja.
Atëherë kur pritej që ndeshja të përfundonte baras, në skenë doli Paul Pogba, i cili i dha një fitore të rëndësishme Manchester United për kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.
Tash, Juventusi ka 10 pikë dhe është lider i grupit, kurse United tubon 7 pikë një pozit më poshtë.
Ndeshjen e ardhshme, Juve luan si vendas ndaj Valencia, ndërkohë ekipi i Jose Mourinhos pret Young Boys.

Reali ka dominuar mbi Plzenin, duke e mposhtur në Çeki me rezultat 5:0.
Dy herë Benzema, Casemiro, Bale dhe Toni Kroos i dhanë fitoren më të thellë të këtij sezoni Los Blancos, me trajnerin e ri Solari.
Reali renditen në vendin e parë për shkak golaverazhit, pasi ka pikë të barabarta me Romën, ekip që do takohet xhiron tjetër në Olimpico. Plzen pozicionohet në vendin e fundit me një pikë.
Rezultatet e plota:




