Santiago Solari thyen rekordin e vitit 1957 me Real Madridin

Santiago Solari thyen rekordin e vitit 1957 me Real Madridin

Fitorja 5-0 në Champions League në udhëtim te Viktoria Plzen, ishte ndeshja e tretë për Santiago Solarin në stolin e Real Madridit, që zëvendësoi përkohësisht të shkarkuarin, Julen Lopetegui.

Solari e mbylli një tjetër ndeshje pa pranuar gol, pas fitores 4-0 ndaj Melillas në Kupën e Mbretit dhe triumfit 2-0 ndaj Valladolidit në kampionat në “Santiago Bernabeu”.

3 ndeshje, 11 gola të shënuar – asnjë i pranuar, ky është ndër fillimet më të mira të një trajneri në historinë e klubit të Real Madridit bën të ditur faqja pë histori dhe statastika, “Opta”.

Trajneri i fundit që pas tri ndeshjeve të para nuk kishte pranuar gol, ishte Luis Carniglia, në vitin 1957.

Sigurisht, konkurrenca nuk ka qenë e nivelit më të lartë atëherë, e krahasueshme me epokën e Solarit, apo kohën e kufizuar të këtij të fundit për t’i ndryshuar gjërat, por ai po tregon se mund t’i bëjë mirë gjërat, nëse Reali vendos përfundimisht ta mbajë në stol.

Fitorja 5-0 kundër Viktoria Plzen gjithashtu është më e madhja e arritur ndonjëherë nga një skuadër spanjolle larg fushe, kundër një kundërshtari çek, në garat evropiane.

Për dallim nga Lopetegui, Solari ka bërë një tjetër ndryshim të madh – po i jep më shumë hapësira talentit brazilian, Vinicius Junior.

18-vjeçari ka shpërblyer besimin e Solarit pasi në tre ndeshje nën urdh♪7ratë e argjentinasit, ka dhuruar 3 asiste, të fundit mbrëmë në Champions dhe gjithashtu ishte më meritori në fitoren 2-0 në La Liga ditë më parë duke detyruar kundërshtarin të shënojë autogol në minutën e 83′ për të zhbllokuar rezultatin, para se Sergio Ramos të shënojë nga penaltia për 2-0.

Solari ka fituar edhe zemrat e futbollistëve, Casemiro dhe Benzema janë ata që mbrëmë dhanë sinjale se e duan atë në stol. 

Shpërndaje në: