Welbeck lëndohet rëndë

Welbeck lëndohet rëndë

Sulmuesi i Arsenalit është dërguar në spital pas lëndimit në këmbë.

I pafat Danny Welbeck. Sulmuesi anglez është lënduar rëndë në sfidën e Ligës së Evropës kundër Sportingut të Lisbonës, pasi kapi këmbën e djathtë keq dhe duket se bëhet fjalë për thyerje.

Në minutën e 30-të sulmuesi doli me barelë dhe u transportua direkt për në spital.

Welbeck pritet të mungojë për një kohë të gjatë si pasojë e këtij lëndimi që edhe mund të thotë se për të është mbyllur sezoni.

 

Shpërndaje në: