Barcelona paralajmëron largimin e Messit?

Barcelona paralajmëron largimin e Messit?

Argjentinasi ka kontratë me klubin nga Camp Nou deri në vitin 2018.

Mirëpo, rinovimi i saj ende nuk po ndodh.

Prandaj, mediat europiane dhe botërore kanë nisur të shkruajnë për një largim të mundshëm të 29-vjeçarit nga skuadra katalunase.

“Ky është një vendim që i takon Leo Messit dhe çdo lojtari tjetër që gjendet në këtë situatë. Atyre u takon të vendosin nëse do të ndryshojnë klub”, deklaroi Bartomeu.

“Tani për tani, Messi ka një kontratë deri në fund të Kupës së Botës më 2018 dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë. Ai është lojtari më i mirë në botë. Por, unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: