Leo Messi, ‘baba’ i Barcelonës
Situata e Ousmane Dembeles te Barcelona është shumë e keqe. Francezi nuk ka pëlqimin e “liderëve” të ekipit dhe largimi i tij në verë mund të merret në konsideratë.
Klubi prej muajsh është në kërkim të një zëvendësuesi për francezin, me dy emra që kanë marrë edhe miratimin e Messit dhe të tjerëve: Salah dhe Eden Hazard. Kjo është ajo që shkruan ‘Don Balon’.

Ylli i Liverpoolit, njësoj si Coutinho dhe Luiz Suarez, nga e shkuara e tyre te ‘Të Kuqtë’, nuk shihet si një kërcënim, përkundrazi, ardhja e Salah nuk do të ishte një kërcënim për uruguaianin, ndryshe nga ajo e Griezmannit.
Egjiptiani, për më tepër, do të përshtatej në mënyrë të përsosur me ADN-n e Barçës dhe do të shmangte varësinë e ekipit te golat e Suarez dhe Messit.
Në një situatë të ngjashme është edhe Eden Hazard, i cili është përfolur për një kalim te Real Madrid në kohën kur trajner ishte Zidane. Hazard asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin e tij për Messin dhe të luajë përkrah tij do të ishte një nder.
Një treshe vdekjeprurëse, që do të zëvendësonte Dembele, i marrë për shifrën e 105 milionë eurove nga Borussia Dortmund në 2017, me francezin që do të kthehej në një nga dështimet më të mëdha në historinë e Barçës./Periskopi/



