Xherdan Shaqiri thyen heshtjen, flet për largimin e mundshëm nga Liverpool
Xherdan Shaqiri e ka thyer heshtjen, duke folur në intervistën e fundit për Liverpool TV.
Përkundër që nuk u morë në ndeshjen në Beograd, Shaqiri ka marrëdhënie të shkëlqyera me Jurgen Klopp.
Në intervistën për televizionin e ekipit të Liverpool, shqiptari tha se ende kanë për të parë nga ai pasi që zhvillimi i tij si lojtarë tek gjiganti anglez ende është duke vazhduar.
“Procesi është duke shkuar mirë. Unë mendojë që ju mund ta shihni atë në fushë. Unë jam shumë i lumtur këtu” filloj Xherdani.
“Çdo kush të ndihmon, brenda dhe jashtë fushës. Jashtë fushës nuk më duhet shumë ndihmë pasi kam tre vite që jetoj në Angli dhe kur më duhet ndihmë brenda fushës, të gjithë lojtarët më ndihmuan” vazhdoi Shaqiri.

Lojtari me prejardhje nga Zhegra foli edhe për trajnerin Jurgen Klopp.
“Trajneri më ka ndihmuar shumë që të përmirësohem dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.” u shprehë ai.
Shaqiri nuk u pyet fare për mungesën e tij në ndeshjen e fundit kundër Crvena Zvezda.
Xherdan Shaqiri ende nuk e ka fituar besimin për të qenë startues por çdo herë që po luan po tregon aftësitë e tij. Deri më tani ai ka arritur të shënojë një gol dhe të dhuroi tre asistime./Periskopi/



