Dybala tregon incidentin me Mourinhon

Dybala tregon incidentin me Mourinhon

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, thotë se kurrë nuk e ka fyer Jose Mourinhom, por i ka thënë se nuk kishte nevojë ta bënte atë gjest.

Menaxheri i Manchester United pas ndeshjes i provokoi tifozët bardhezi pas fitores  të së mërkurës.

“Unë i thashë atij se nuk kishte nevojë të bënte këtë gjest”.

“Nuk kishte nevojë për të krijuar më shumë tensione sesa kanë ekzistuar, ndonjëherë i fryhet të keqes, për të krijuar më shumë tensione sesa kishte”.

“I thashë atij se nuk kishte nevojë, nuk e kam fyer atë. Unë vetëm i thashë atij dhe u largova”, përfundoi argjentinasi./Periskopi/

Shpërndaje në: