Të gjithë menduan se u pensionua, Drogba bën hajgaren e vitit (VIDEO)
Të gjitha mediat sot raportonin për pensionimin e Didier Drogba, sulmuesit ikonik të Chelseat.
Por gjithçka duket të jetë e rreme. Legjenda afrikane nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ka konfirmuar se ende është pjesë e futbollit.
Ai këtë e ka bërë me një video qesharake të postuar në Twitterin e tij personal.
Retirement??♂️??? pic.twitter.com/tMVfsh0SFQ
— Didier Drogba (@didierdrogba) November 9, 2018
Drogba aktualisht luan në Amerikë, me ekipin e Phoenix Rising, me të cilin arriti ta fitonte titullin e kampionit në rangjet më të ulëta./Periskopi/



