18-vjeçarja thotë se është vajza e Eto’o, kamerunasi në telashe me gjykatën

18-vjeçarja thotë se është vajza e Eto’o, kamerunasi në telashe me gjykatën

Samuel Eto’o duhet të përgjigjet për “gabimet” e tij në adoleshencë. Gjykata e Madridit ka pranuar kërkesën e një vajze të re 18-vjeçare për njohjen e atësisë nga sulmuesi kamerunas, aktualisht pjesë e Qatar SC.

Kur ishte 19-vjeç dhe luante për Realin e Madridit, Eto’o, sipas avokatit të vajzës së re, Fernando Osuna, kishte lënë shtatzënë të dashurën e tij (emri i të cilës nuk bëhet i ditur),  e cila e solli në jetë vajzën jashtë territorit të Spanjës, por pa përcaktuar me saktësi vendin.

Sipas avokatit, 18-vjeçarja pretendon që ka provat biologjike (ngjashmëria, ADN-ja), për të vërtetuar se Samueli është i ati. Kjo është arsyeja që gjykatësi e ka pranuar kërkesën e saj për nisjen e një procesi për njohjen e atësisë.

Shpërndaje në: