Neymar inspirohet me festimin e Mourinhos, tallet me bashkëlojtarët e tij (VIDEO)
Jose Mourinho ia doli të triumfojnë në Torino , ku ekipi i tij Manchester United fitoi me përmbysje ndaj Juventusit.
Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, por më shumë se për lojën e dhënë në fushë nga dy ekipet, u komentua gjatë mënyra e festimit të portugezit. Sot, ajo është shndërruar në trend në rrjetet sociale dhe po “kopjohet” në masë. Pas Carlo Ancelottit, radha është e brazilianit Neymar.
Ai, së bashku me bashkëlojtarët e tij te PSG Mbappe dhe Draxler po garonin me njëri-tjetrin se cili prej tyre do të shënonte më shumë kosha dhe fituesi… ishte 26-vjeçari Neymar. Ky i fundit zgjodhi të festonte si Mourinho dhe sigurisht në fund nuk nguroi të tallej me shokun e tij të skuadrës, Mbappe për “dështimin”./Periskopi/



