Tifozët nuk e duan Gareth Balen

Tifozët nuk e duan Gareth Balen

Uellsiani Gareth Bale duket se është gjithnjë e më larg Madridit. Ai mund të kthehet përsëri në Angli dhe për një shumë rreth 100 milionë të bashkohet me Manchester Unitedin.

Gazetari spanjoll Eduardo India raporton se janë shokët e skuadrës së Realit ata që duan ta largojnë uellsianin, me në krye Sergio Ramos. Ata madje, janë ankuar edhe te presidenti Florentino Perez për influencën negative të Bales në skuadër.

29-vjeçari madje është fërshëllyer edhe nga tifozët e tij gjatë ndeshjes së fundit me Valadolidin, për shkak të performancës së dobët./Periskopi/

Shpërndaje në: