Kosova fiton medaljen e tretë të artë në Uzbekistan

Kosova fiton medaljen e tretë të artë në Uzbekistan

Kosova ka fituar edhe medaljen e tretë të artë në GrandPrixin e Tashkentit në Uzbekistan. Këtë herë, atë ia solli Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë.

Ajo arriti që të fitojë ndaj Beradette Grafit të Austrisë në finale për medaljen e katërt të Kosovës në këtë turne.

Para Kukës, dy ditë më herët, për Kosovën të artën e fituan Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi, teksa Nora Gjakova e fitoi të argjendtën.

 

Shpërndaje në: