Arsenali dhe barazimet, ‘dashuri’ e pandashme (VIDEO)
Forma e mirë e Arsenalit si duket është ndalur për një moment.
Londinezët kanë barazuar në ndeshjen e tretë radhazi në Premierligë pasi u ndalen me rezultat 1-1 nga Wolves.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Ivan Cavaliero në minutën e 13-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Mkhitaryan katër minuta para funidt të ndeshjes për ta nxjerrë një pikë nga kjo ndeshje.
Me këtë barazim, Arsenali është në pozitën e katërt me 23 pikë, katër më pak se Tottenham, kurse Wolves në vendin e 11 me 16 pikë.
‘Topçinjët’ ndeshjen tjetër udhëtojnë në Bournemouth./Periskopi/



