Ronaldo këshilloi Szczesnyn për penalltinë e pritur të Higuain (VIDEO)
Milan dhe Juventus janë duke zhvilluar derbin e javës në Serie A.
Për Zonjën e Vjetër golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Mario Mandzukic në minutën e tetë pas asistimit nga Alex Sandro.
Por, pjesa e parë nuk do të përfundonte kështu sikur Gonzalo Higuain mos të gabonte nga pika e bardhë në minutën e 41-të.
Argjentinasi nuk arriti të shënojë nga penalltia në portën e Wojciech Szczesny pasi polaku bëri një pritje të bukur.
Që Milani mos të barazonte rezultatin ka merita edhe Cristiano Ronaldo.
Portugezi në momentin kur u akordua penalltia iu afrua portierit të Juves dhe i foli diçka në veshë, që më shumë mundësi ishte një këshillë ka të gjuhet.
Ronaldo told him where higgy will put it smfh pic.twitter.com/VdSvFioSMq
— African Lion of Wall street (@AfricanLOW) November 11, 2018
Kujtojmë se Ronaldo dhe Higuain ishin për pak kohë bashkëlojtarë te Real Madridi.
/Periskopi/
Que defesa!!!!!! Higuain perde o penalti que poderia deixar a partida empatada! pic.twitter.com/TodQgSwxug
— Cristiano Ronaldo Brasil (@CR7Brasil) November 11, 2018



