Familja shkon në ekskursion dhe lë qenin në shtëpi, ai merr autobusin dhe i bashkohet
Qeni i një familje në Filipine hipën në një autobus dhe ulet, duke shkaktuar ilaritet tek pasagjerët të cilët nisin të pyesin se i kujt mund të jetë ai qen i zi, pa biletë dhe mbi të gjitha, ku po shkon.
Derisa misteri zgjidhet pak më vonë, tek semafori i radhës, kur autobusi i afrohet një kamionçine mbushur me njerëz dhe dëgjohet një zë që thërret: “Vince”.
Është pikërisht ai Vince, qeni i zi, i cili ishte lënë vetëm në shtëpi, pasi anëtarët e familjes ishin nisur për një ekskursion.
Atëherë Vince, hipën në autobus dhe i arrin, mes çudisë së të pranishmëve dhe mbi të gjitha të padronëve të tij.
Ngjarja ndodhi në Cebu të Filipineve.
“Është mësuar me automjetet, por gjithnjë i shoqëruar nga ne”, shpjegojnë padronët e tij për mediat vendase, pasi video e kësaj ‘sipërmarrjeje’ të qenit bëri xhiron e botës në rrjetet sociale.



