Gruaja i bën 20 të dashur për t’i blerë iPhone, më pas i shet dhe blen shtëpi
Një grua mjaft e mprehtë nga Kina ka bërë veprimin më të skajshëm për të mbledhur para.
Skema e saj bëri që ajo t’i bindte 20 të dashurit e saj që t’i blinin 20 iPhone të rinj 7s, të cilët më pas i shiti dhe e pagoi depozitin për shtëpinë.
Një blogere tjetër kineze ka treguar me detaje se si gruaja me emrin e rremë Xiaoli e kishte bërë një gjë të tillë, përcjell në shqip Periskopi.
Së fundi, vetë BBC-ja ka raportuar se i ka verifikuar të dhënat dhe kanë dalur të sakta.
Gjithë këta i-Phone kapën vlerën e afër 18 mijë Dollarëve, të cilat u dorëzuan si depozit për shtëpinë.
“Kushedi çka mendojnë të dashurit e saj tash, kur lajmi u bë publik” tha blogerja me krenari. /Periskopi



