Giorgio Chiellini iu jep mësim Xhakës e Shaqirit: Atdheu mbi klubin
Kapiteni i Juventusit dhe Italisë, Giorgio Chiellini ka pranuar se të luash për këtë të fundit do të thotë më shumë “sepse ju e prezantoni kombin tuaj”.
Mbrojtësi do të bëjë paraqitjen e 100’të për Italinë nëse ai do të luajë për Portugalinë apo SHBA’në, që është lojtari i shtatë në histori të Italisë që e ka arrit këtë shifër.
“Është një nder, mbi çdo ëndërr tjetër që e keni qëkurse jeni fëmijë”, ka konfirmuar Chiellini për Sky.
“Ju ëndërroni të luani futboll, duke luajtur në Serie A dhe për Kombëtare, por të bësh 100 paraqitje është diçka tjetër”.
“Natyrisht, kam cilësi natyrale, por kam punuar shumë për ta arritur këtu. Fanella e Azzurri është speciale, nuk e identifikoni veten apo klubin më të, por identifikoni Kombin”.
“Keni emocione, dhe tërë Kombi i ndien ato: është një ndjenjë që nuk mund ta replikoni madje as në ndeshjet më të rëndësishme”.
“Për koincidencë, debutimi i im ishte më 17 nëntor dhe paraqitja e ime e 100’të mund të jetë më 17 nëntor”.



