Enca tregon arsyen e “konfliktit” me Noizyn
Konflikti mes Encës dhe Noizy-t u bë publik në fillim të vitit 2017, mirëpo këngëtarja sqaroi për herë të parë arsyen që lindi konflikti që pati me Noziyn
Gjatë një interviste për emisionin “NIN”, këngëtarja shqiptare tregoi se nuk e cilëson Noizy-n si armik, por nga ana tjetër thotë që nuk mund të bashkëpunojë më me të.
E pyetur si u përjashtua nga grupi i repit “OTR”, Enca tha:
“Nuk jam përjashtuar, se nuk më përjashton askush prej vendit tim. Kemi pasur suksese të mëdha bashkë, jam shumë krenare për ato suksese, fotot në Instagram i kam akoma”.
“Kisha një lidhje shoqërore dhe profesionale me atë artist, për mua ishte zhgënjim i madh. Dhe vetëm për respektin që kisha, për çfarëdo suksesi që ne kemi ndërtuar bashkë, nuk kam folur apo nuk kam thënë fjalë të këqija, se nuk kam frikë”.
Enca tregoi se mes saj dhe Noizy-t nuk pati asnjëherë një sqarim, pasi ky i fundit nuk pranoi që t’i dilte në takim.



