Kërcënohet aktori i njohur veç pse imitonte Sali Berishën
Aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja është një ndër më të dashurit për publikun shqiptar.
Me rolet dhe imitimet e tij, ai gjithnjë shkakton të qeshura pafund.
Por derisa ishte i ftuar në “Rreze Dielli”, ai ka treguar se kjo nuk ka qeë gjithnjë e lehtë. Pavarësisht se është në kuadrin e humorit, jo të gjithë personazhet reagojnë pozitivisht. Kështu ai përmendi dhe rastin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
“Imitimi është dashamirësi, nuk është dashakeqësi, pavarësisht se Sali Berisha i rrihte ata që e imitonin. Kur e imitonin, Saliu dërgonte njerëz që t’i rrihnin, bodyguard-ët e tij. Mua më ka ndodhur, më ka ardhur bodyguardi më ka thënë, po e imitove edhe njëherë do të fus plumbin kokës.”- ka treguar Rezarti, shkruan blitz,al, transmeton Klan Kosova.
Më pas ai ka vazhduar të tregojë se këto janë vetëm fjalë, pasi sipas tij shqiptarët nuk të vrasin për sharje apo shpifje, por vetëm po i ndërhyre te lekët.




