Ylli i Interit paralajmëron largimin
Francezi nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë te zikaltërit dhe kjo pritet ta shtyejë atë drejt largimit.
“Si një lojtar që dëshiron të luajë, është e natyrshme që në rast se situata nuk ndryshon, ne duhet të vlerësojmë gjërat dhe të bëjmë një zgjidhje”, deklaroi Kondogbia.
Është pritur shumë që 23-vjeçari të jetë motori i lojës së Interit, mirëpo trajnerët nuk kanë arritur të nxjerrin më të mirën nga ai. /Periskopi.com



