BREXIT prek Premier Ligën: Lojtarët e huaj mbeten pa leje pune
Premier Liga ka qenë në negociata me qeverinë për të siguruar një farë marrëveshje që mund të lejojë lëvizjen e lirë për lojtarët evropianë pas Brexitit, por edhe për t’iu hequr restriksionet në lejet për futbollistët të cilëve iu ofrohet një kontratë, përcjell në shqip Periskopi.
Por, në këmbim me këtë gjë, Asociacioni i Futbollit [FA] kërkon që të rris numrin e lojtarëve vendorë duke iu pamundësuar ekipeve të kenë më shumë se 4 apo 5 futbollistë të huaj në përbërjen e parë.
Kjo do të shkaktonte probleme të mëdha te ekipet e top gjashtëshes, me Manchester Cityn që ndër lojtarët më të mirë i ka veç dy anglezë, Kyle Walker dhe John Stones. Negociatat janë në fazë mjaft delikate.



