Kush është kundërshtari i ardhshëm i Kosovës? Ekipi që mposhti Ukrainën, por që nuk arritur kurrë të bëjë asgjë

Kush është kundërshtari i ardhshëm i Kosovës? Ekipi që mposhti Ukrainën, por që nuk arritur kurrë të bëjë asgjë

Më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00, Kosova do ta luajë një ndeshje të rëndësishme sa i përket përparimit në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ i prin tabelës me tetë pikë, dy më shumë se sa Azerbajxhani që gjendet në vendin e dytë. Ishujt Faroe kanë katër pikë, ndërsa me dy pikë e fundit gjendet Malta, kundërshtari i ardhshëm i ekipit të Challendes.

Malta për herë të parë në ndeshjet ndërkombëtare luajti në vitin e largët të 1957-ës, kundër Austrisë në një miqësore, të cilën e humbën me rezultat 3:2.

Related image

Që nga ajo kohë, maltezët nuk kanë arritur asnjëherë të marrin pjesë në turnet më të mëdha për kombëtaret, siç janë Kampionati Botëror dhe ai Evropian, shkruan Periskopi.

Biles, ecuria më e mirë e tyre në kualifikime regjistrohet në vitin 2008, kur grumbulluan pesë pikë, një fitore dhe dy barazime, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin që u mbajt në Zvicër dhe Austri.

Që nga 1959, kur edhe zyrtarisht u bënë anëtarë të UEFA-s dhe FIFA-s, Malta ka marrë pjesë në çdo kualifikim, qoftë për Botëror apo Evropian.


Për entuziastët e futbollit maltez, përparimi më i rëndësishëm deri më sot ishte ndoshta ndërtimi i një stadiumi të ri Kombëtar në Ta’ Qali, pranë qytetit të vjetër të Mdina, në një zonë që shërbeu si një aeroport ushtarak gjatë
 Luftës së Dytë Botërore. Stadiumi u ndërtua nga qeveria lokale.

Image result for Stadium of Malta national team

Fitorja më e lartë për kombëtaren malteze është regjistruar me 26 mars të vitit 2008, kur mposhtën Lihteshtejnin me rezultat të thellë 7:1. Humbja më e thellë është ajo e vitit 1983, kur u mposhtën nga Spanja 12:1.

Një fitore e madhe për Maltën do mbetet ajo ndaj Ukrainës, me 6 qershor të vitit të kaluar, që në një miqësore e mposhtën me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket Ligës së Kombeve, Kosova do duhet ta falenderoj shumë ekipin maltez, pasi në dy përballjet me Azerbajxhanin kanë përfunduar barazim, çka ia ka mundësuar ‘Dardanëve’ të jenë në vendin e parë.

Image result for Kosovo vs Malta

Ndërkohë në ndeshjen e cila do luhet pas tre ditëve, Kosova është favorit absolut, por duke parë formën e Maltës në ndeshjet si vendas kundër kombëtareve të nivelit të Kosovës, do jetë shumë e vështirë për tanët që të marrin tre pikë, por le të shpresojmë tek më e mirja. /Periskopi/

Shpërndaje në: