Fellaini i heq kaqurrelat, tashmë fotot e tij janë bërë virale në internet

Fellaini i heq kaqurrelat, tashmë fotot e tij janë bërë virale në internet

Marouane Fellaini ka ndryshuar stilin e flokëve pas shumë vjetësh, duke larguar kaçurrelat, me të cilat jo rrallë herë kanë bërë shaka tifozët në rrjetet sociale.

Ai është qethur krejtësisht dhe ka postuar disa fotografi në llogarinë personale në “Twitter”.

“Vit i ri, pamje e re, ditëlindjen nesër”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.


Menjëherë kanë reaguar tifozët pas qethjes së flokëve, të cilët e kanë ngacmuar në mënyra të ndryshme.

Disa kanë shkruar “nuk është dashur t’i heqë flokët”, një tjetër tifozë ka komentuar “ky ndryshim ndodh kur të martohesh”, ndërsa kishte nga ata që bënin shaka se tani do të shkëlqejë më shumë në fushë.

30-vjeçari është pjesë e Manchester United që nga viti 2013.

Ai po luan sezonin e gjashtë me fanellën e “Djajve të Kuq” dhe ka bërë vetëm 169 paraqitje, duke shënuar 21 gola./Periskopi/

Shpërndaje në: