Lojtarët e Kosovës shumë harmoni mes vete, tallje e shaka nëpër rrjetet sociale
Mbrojtësi 23-vjeçar i Kosovës, Mërgim Vojvoda, nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë “Dardanët” kundër Maltës në Ligën e Kombeve.
Djaloshi nga Skenderaj ka probleme fizike dhe nuk mund të rikuperohet për takimin e së shtunës, ndërsa po punon shumë që të jetë gati të martën, kundër Azerbajxhanit që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Këtë lëndim, vet lojtari, por edhe shokët e skuadrën – nuk e kanë marrë si diçka negative e që mund t’i kushtojë Kosovës.
I pari që ka postuar foto në Instagram (Instastory) është Vojvoda, i cili shihet së bashku me Rashicën dhe ka shkruar: “Bash qaty Milot Rashica”.
Nuk ka vonuar shumë, Rashica ia ka kthyer me shaka: “A rrezik është aty”.
Kosova gjendet e para në Grupin 3 të Ligës D me 8 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani./Periskopi/




