Zyrtare: Panucci thërret një tjetër kosovar në kombëtare
Pas probleme muskulore të Ermir Lenjanit, dhe lënies së grumbullimit nga ana e këtij të fundit, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka vendosur të marrë nga ekipi i Shpresave, Albion Ademin.
Futbollisti i Inter Turkut në Finlandë, mund të luajë në linjën e majtë, si mesfushor i avancuar, apo edhe në sulm.

19-vjeçari Ademi, ka qenë më parë pjesë e moshave U-17 dhe U-19 për ekipin e Finlandës, por tashmë ka vendosur që me Shpresat të përfaqësojë Shqipërinë, duke pritur kështu edhe thirrjen nga ekipi i parë Kombëtar.
Por, siç shkruan “Procesi Sportiv”, ka pasur edhe një debat mes trajnerit Alban Bushi të Shpresave, si edhe teknikut Panuçi, pikërisht për marrjen e këtij lojtari.
Kujtojmë që Shpresat luajnë 2 miqësore me Maltën, ndërsa ekipi i parë pret Skocinë për Ligën e Kombeve.



