Zyrtare: India lë pa vizë sportistët kosovarë, Donjeta mbetet në shtëpi

Zyrtare: India lë pa vizë sportistët kosovarë, Donjeta mbetet në shtëpi

Përfundimisht, Kombëtarja e femrave të Kosovës në boks nuk është pajisur me viza.

Donjeta Sadiku dhe ekipi i saj kanë pasur që të udhëtojnë drejt Indisë për Kampionatin Botëror të boksit.

Megjithatë, gjyqtari ndërkombëtar i boksit, Latif Demoolli ka konfirmuar për IndeksOnline se Kosova nuk është pajisur me viza për të marrë pjesë në këtë kompeticion.

”Jo, jo, përfundimisht, Ministria e Jashtme e Indisë nuk lejoi që përfaqësuesit tanë t’i marrin vizat”, tha Demolli.

Donjeta Sadiku prej një viti është duke u përgatitur për këtë botëror, që është gara më e rëndësishme dhe që vlen për pikë kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Sadiku bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar, Latif Demolli, është dashur të nisen dje drejt New Delhit./Periskopi/

Shpërndaje në: