Reali shënjestron ish-sulmuesin e Barcelonës
Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi që mund të bëjë diferencën në mënyrë që së paku deri diku të mbulojë mungesën e Cristiano Ronaldos.
Së fundi është duke u shqyrtuar mundësia të transferohet Alexis Sanchez, që është i gatshëm të largohet nga Manchester United.
Kiliani ka biseduar me agjentin e tij për të gjetur një klub të ri dhe po shqyrton mundësinë e rikthimit në La Liga.

Këtë herë agjenti i Sanchez është në negociata që klienti i tij të veshë fanellën e Real Madridit.
Mediat spanjolle raportojnë se transferimi i Sanchezit në “Bernabeu” mund të mbyllet që në afatin kalimtar të janarit.
Sipas burimeve të “AS”, kiliani e dëshiron rikthimin e rij në Spanjë. Kujtojmë që në 88 ndeshje me fanellën e Barcelonës, Sanchez shënoi 39 gola./Periskopi/



