FFK dhe dështimet e njëpasnjëshme për biletat
Federata e Futbollit të Kosovës kishte njoftuar se për ndeshjen mes Kosovës dhe Azerbajxhanit biletat do shiteshin në mënyrë online, pa shkaktuar trazira sikurse ndeshjet e kaluara.
Por edhe me sistemin online, problemet nuk kanë të ndalur, shkruan Periskopi.
Biles, aq paturp është Federata e Futbollit të Kosovës saqë blerjen e biletave online e konfirmoi pak orë para se të fillohej shitja e tyre.
Ishte parashikuar që në orën 12:30 të niste shitja e biletave online, por FFK vazhdoi me dështimet e zakonshme, siç bëri paraprakisht për ndeshjen ndaj Maltës.

Qytetarët që dëshironin bileta për ta përcjellur kombëtaren e tyre morën përgjigje negative, së paku shumica prej tyre.
Arianit Ahmeti, zyrtar i FFK’s për mediat tha se shitja e biletave është duke shkuar në rregull dhe se kishin mbetur edhe 5 mijë bileta pa u shitur.
Ai vazhdoi duke deklaruar se po të kishte parregullsi atëherë do raportohej.
Por duket qe Ahmeti ndoshta nuk i përcjell mediat apo rrjetet sociale, që vazhdimisht janë duke raportuar se si ka ngecje në shitjen e biletave online.
Qytetarët janë duke u ankuar në vazhdimësi për këtë dështim të rradhës të FFK-së, e që përgjigje deri më tani nuk po jep askush… ndërsa biletat janë duke u shitur./Periskopi/



