Skocia me 9 mungesa ndaj Shqipërisë, tifozët kërkojnë të luhet ndeshja 5 – 5
Dëmtimet janë kthyer në një makth për Skocinë. Së fundmi kundërshtari i Shqipërisë në Ligën e Kombeve ka humbur edhe qendërmbrojtësin Kieran Tierni, i cili është larguar nga grumbullimi pak orë më parë, teksa nuk do të jetë i gatshëm ndaj kuqezinjve në “Loro Boriçi”. 21-vjeçarit aktivizohet me Sëlltik, teksa numëron 12 paraqitje me kombëtaren skoceze.
Lajmin për largimin e mbrojtësit e ka bërë publike vetë Federata Skoceze e Futbollit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Numri i të dëmtuarve në radhët e skocezëve ka shkuar në 9, teksa 6 futbollistë që luajtën si titullarë në takimin e parë, nuk do të jenë.






