Lë Slloveninë për Kosovën: Jam i lumtur që do ta përfaqësoj vendin tim
Nëse dikush nga Kombëtarja e Sllovenisë do të provonte që ta ftonte Veron Shalën për të luajtur për atë skuadër, ai thjesht nuk e di një gjë: që futbollisti i ri me origjinë nga Kosova më nuk është në dispozicion të sllovenëve.
Mbojtësi që luan për ekipin e ‘NK Triglav Kranj’ të Sllovenisë tashmë mund të luajë për Kosovën -U21.
Ai ka treguar se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Federatës së Kosovës, për të mbrojtur ngjyrat e vendit ku janë lindur prindërit e tij, transmeton “Kosova Post”.
“Ftesa për ekipin përfaqësues të Kosovës do të thotë shumë për mua, pasi unë mund të luaj për vendin ku kanë lindur prindërit e mi dhe jam shumë i lumtur që do ta kem mundësinë ta përfaqësoj Kosovën”, ka thënë Shala.



