Telashe për Barcelonën, lëndohet ylli i mesfushës
Barcelona ka konfirmuar se Ivan Rakitic ka pësuar lëndim në gju.
Rakitic u zëvëndësua në fitoren e Kroacisë 3:2 ndaj Spanjës, ku Tin Jedjav shënoi gol në fundin e ndeshjes, për fitoren e artë të kroatëve.
Trajneri Zlatko Dalic konfirmoi se ylli i Barcelonës nuk do udhëtoj në Londër, për ndeshje deçizive ndaj Anglisë, transmeton Periskopi.

Dhe sot ekipi katalanas me një njoftim zyrtar tregoi lëndimin e Rakitic, por nuk zbuluan kohën se kur do të rikthehet ai.
Megjithatë, kroati do mungonte në sfidën përballë Atleticos, më 24 nëntor për shkak të kartonit të kuq që e mori ndaj Betis. /Periskopi/



