Kuqezinjët e Jakovës drejt Shkodrës, i qesin ‘diss’ Periskopit: Për 18 vite jemi duke ‘tradhtuar’
Krahas ‘Plisave’ të Prishtinës dhe ‘Arpagjikëve’ të Prizrenit, edhe tifozët e Vëllaznimit të Gjakovës, ‘Kuqezinjtë e Jakovës’ kanë udhëtuar për në Shkodër për ta përkrahur Kombëtaren e Shqipërisë.
Kombëtarja Kuqezi sonte luan një ndeshje jetike sa i përket qëndrimin në Ligën C, ku përballë do ta ketë Skocinë, ndeshja e cila fillon nga ora 20:45.
‘Kuqezinjët e Jakovës’ kanë ardhur me një postim emocional, pasi siç pretendojnë ata, po quhen ‘tradhtarë’ ata që po përkrahin Shqipërinë dhe jo Kosovën, përcjell Periskopi.
Reagimi i tyre i plotë:
“Kemi 18 vite qe ju “tradhtojmë” si grup, ju nuk egzistonit ne atë kohe dhe nuk do të egzistoni kurr për ne , deri sa kemi gjak të kuq në vena të zeza .
Kemi pothuajse 15 vite nën ombrellen e TKZ-s dhe mburremi me Kombetaren tonë , jemi krenar që jemi Shqiptar,nuk do të ndalemi se kërkuari at që na takon , të kemi një Komb një Kombetare një lige Shqiptare.
Sot po marshojmë drejt qytetit te bukur të Shkodres që të përkrahim qunat tonë.
SHQIPERI TË QOFSHA FAL TË KAMË NËNË , ME KE DJAL!
Me respekt: “Tradhtaret”

/Periskopi/



