Formacionet e mundshme: Shqipëri – Skoci
Shqipëria dhe Skocia sonte do takohen në ‘Loro Boriçi’, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të grupit 1 të Ligës C.
Skuadra e Panuccit do kërkoj medoemos fitoren nëse dëshiron të jetë ende pjesë e Ligës C, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Por gjithçka do jetë e vështirë pasi përballë ka një kombëtare si Skocia, që njihet për lojën e shpejtë.
Më poshtë keni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave për ndeshjen e sontme./Periskopi/
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Djimsiti, Mavraj, Binaku; Xhaka, Basha; Uzuni, Memushaj, Grezda; Balaj.
SKOCIA: McGregor; Paterson, McKenna, Bates, Robertson; C. McGregor, Armstrong, Christie; Forrest, Fletcher, Fraser.



