Pordha në futboll: Suedezi merr karton të kuq për gjestin
Një futbollist suedez ishte dëbuar nga fusha e lojës pasi kishte pordhur gjatë ndeshjes – me referin që e akuzonte për ‘provokim të vullnetshëm’ dhe për ‘sjellje josportive’, shkruan Periskopi.
Adam Lindin Ljungkvist që po luante në krahun e majtë të mbrojtjes me ekipin e Jarnas kundër Pershagenit, mori kartonin në atë që mediat lokale e përshkruan si “rrethana bizare”.
“Kisha probleme me stomak, dhe e bëra,” tha 25 vjeçari. “E më pas i mora dy kartonë të verdhë dhe të kuqin. Po, u shokova, është gjëja më e çuditshme që më ka bërë vaki në futboll. E pyeta referin, “Çka, a s’më lejohet të bëj pordhën?” “Jo,” ma ktheu ai… s’e marr vesh por ma merr mendja se ai mendoi që e mora pordhën në dorë dhe ia hodha atij. Nuk e bëra atë gjë.”
Sulmuesi kundërshtar, Kristoffer Linde i tha gazetës: “Po rrija në distancë të largët ama e nuhata pordhën që ishte me zë dhe e qartë. Është gjëja me e çuditshme që ka ndodhur ndonjëherë në fushën e futbollit.
Referi Dany Kako [mbiemër mjaft domethënës për artikullin në gjuhën tonë], konfirmoi rastin duke shpjeguar: “Mua m’u duk si provokim me qëllim. Ai e bëri krejt vullnetshëm dhe kjo ishte e papërshtatshme. Prandaj, e skuqa me karton”. /Periskopi



